KreuCelebrity

Halloween-i pushton “pasditet“, tek Rudina kërcime të frikshme, tek Bieta “ prerje kokash“!

Halloween-i pushton “pasditet“, tek Rudina kërcime të

Halloween-i është kryefjala e ditës sot, jo vetëm bare e rrugë, por edhe në disa programe televizive, përfshirë ato të pasdites në Tv Klan  e Top Channel. Tek “Rudina“, që vetë qe veshur me të zeza duke të sjellë ndërmend magjistricat, emisioni nisi me kërcim e hare në studion ku ishin ulur dritat për të lënë vetëm ndricimin në të kuqe të natës së Halloween-it, ndërsa të ftuarit me kostume e maska, moderatorja u përpoq “t`I merrte me të mirë“, sic e do kjo natë, duke u ofruar ëmbëlsira.

Ndryshe ishte menduar pasditja e Halloween-it, tek “Ftesë në Pesë“, ku Bieta Sulo e veshur si Mari Antuanetë nisi dhe të aktronte në celjen e emisionit, e ul në gjunjë teksa lutej me në sfond imazhin e gijotinës që i mori jetën mbretëreshës së Francës. Look-u I saj duket të kishte kërkuar goxha impenjim, dhe sidomos pjesa e flokëve të fryrë, e në pamje të parë të paktën, edhe të rëndë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF