Këtë herë, tek “Ftesë në 5” në karrigen e të ftuarit u ul aktori I njohur shqiptar Karafil Shena. Gjatë bisedës me të, moderatorja mësoi jo vetëm se cfarë projektesh të reja ka aktori, por edhe një pasion të hershëm të tij, këngën.
Menjëherë, ajo kërkoi që ta dëgjonte, qofte edhe me një improvizim të shkurtër live. Ai I kërkoi të bënte ajo zërin e parë, se kështu mbase e kishte më të lehtë. Dhe moderatorja ashtu bëri, ia mori këngës: “Në një arë, në një lëndinë”.
“Mua do të më marrë historia”, tha Bieta me humor përpara se të niste të këndonte, e në fakt, ishte mjaft e intonuar; duket sapo zbuluam talentin e fshehur të saj!



















