E ke pyetur ndonjëherë veten se cfarë thonë bizhuteritë e preferuara për personalitetin tënd? Shpeshherë, ato mund të jenë një tregues i rëndësishëm i tij. Nëse preferon bizhutë e mëdha dhe plot shkëlqim, ke një stil ekstravagant, një personalitet imponues dhe nuk trembesh nga ato cfarë mendojnë njerëzit përreth teje.
Bizhutë me perla dëshmojnë një tërheqje tek vlerat tradicionale dhe eleganca. Përgjithësisht, perlat lidhen me periudhën retro, kur femrat kishin një stil më të rafinuar.
Bizhutë minimaliste flasin për një person të mirëorganizuar, por edhe me një personalitet misterioz. Zakonisht, njerëz të tillë preferojnë unazat e thjeshta prej argjendi, byzylykë të hollë, varese e vëthë të vegjël.
Bizhutë vintage dëshmojnë një personalitet romantik e një tip nostalgjik. Personat që I preferojnë nuk rendin pas firmave të njohura, por duan sende që kanë një histori.
Bizhutë me gurë gjysëm të cmuar- si kuarci, ametisti apo qelibari, mbahen nga njerëz që e duan natyrën, e që kanë një stilt ë lirë dhe jokonformist.
Bizhutë e luksiti i preferojnë ata që duan të tërheqin vëmendjen.



















