Nuk ka mundur ta fitojë betejën më sëmundjen e rëndë, aktorja shqiptare Shpresa Bërdëllima, e cila fatkeqësisht mbylli sytë përgjithmonë këtë të dielë.
E njohur si një nga aktoret e dashura të viteve ’90, Bërdëllima prej vitesh jetonte në Belgjikë së bashku me familjen.
Një nga rolet më të spikatura të Shpresës, me të cilin është idenitifikuar shpesh është në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”, nga i cili mori edhe epitetin “Zonjusha Gajtan”.
E lindur më 11 prill 1959, vajza nga Tirana, me bukurinë, elegancën, por mbi të gjitha me mjeshtërinë e saj në aktrim, Shpresa Bërdëllimado të mbetet gjatë në memorien e publikut shqiptar. Origjina e prindërve të saj ishte nga Gramshi, ku spikati në aktrim duke u shndërruar në një ikonë të kinematografisë shqiptare. Ajo ka numëruar një sërë rolesh në disa prej filmave më të suksesshëm të para viteve ’90, ku mund të përmendet:
Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)… Keti