KreuCelebrity

“SIMPLY AMAZING”, IQOS 3 DUO FLET VETË!

Atmosfera festive që pushtoi dje qendrën e kryeqytetit, përmes dritave, muzikës, artistëve të zgjedhur dhe qindra të ftuarve VIP ishte e gjitha mbi risinë e portofolit të produkteve pa tym IQOS, IQOS 3 DUO.

Kjo pajisje elegante, vjen si zhvillimi më i fundit i shkencës dhe teknologjisë, duke përmbushur edhe më tepër kërkesat e konsumatorit të rritur. Të gjithë e prisnin këtë atmosfere e s’kishte si të ishte ndryshe, kur bëhet fjalë për IQOS, pajisjen që ngroh por nuk djeg duhanin, e cila ka ndryshuar perspektivën e duhanpirjen në mbarë botën.

Personazhe të njohur nga fusha e medias dhe televizionit u mblodhën sëbashku për të prekur të parët eksperiencën unike të IQOS 3 DUO nga Philip Morris.

Prej muajit Prill të këtij viti, kur IQOS u prezantua për herë të parë në Shqipëri, duhanpirësit e rritur shqiptarë, e përqafuan këtë risi duke iu bashkuar afro 8 milion të rriturve në të gjithë botën që kanë kaluar në IQOS duke braktisur tërësisht cigaren tradicionale.

Por përdoruesit e IQOS ende kuriozohen mbi cfarë do të ketë më tej.

Ndaj , IQOS 3 DUO është krijuar me karakteristika të reja për t’i ardhur në ndihmë duhanpirësve të rritur të largohen më lehtë nga cigaret. Përmes një mbajtësi me formën e një stilolapsi elegant, më të shpejtë dhe më të fuqishëm brenda familjes IQOS, IQOS 3 DUO lejon dy përdorime të njëpasnjëshme pa rimbushur mbajtësin, ndërsa koha e karikimit është shumë më e shpejtë krahasuar me IQOS 3 dhe IQOS 2.4+.

Prej më shumë se një dekade, PMI është zotuar në ndryshimin e mentalitetit të duhanpirësve. Qëllimi i tyre është që deri në vitin 2025 të paktën 40 milionë duhanpirës të cigareve të PMI, të cilët zgjedhin të vazhdojnë të pinë duhan, të kenë kaluar në produkte pa tym.

Deri më tani, kompania ka investuar më shumë se 10 vjet dhe mbi 6 miliardë dollarë në kërkimin shkencor,

zhvillimin dhe komercializimin e portofolit të produkteve të reja pa tym. Mbi 400 shkencëtarë, inxhinierë dhe ekspertë punojnë çdo ditë në zhvillimin dhe hulumtimin e këtyre produkteve.

Mesatarisht, 70 përqind e duhanpirësve që kalojnë në IQOS braktisin përfundimisht cigaren, gjë që e bën sot IQOS të jetë alternativa më bindëse pa tym. Është e rëndësishme të theksohet se IQOS nuk është i pa dëmshëm dhe përmban nikotinë, e cila krijon varësi. Por duke shmangur djegien ajo eleminon dhe 95% të dëmeve që vijnë nga duhanpirja tradicionale, duke e ballafaquar botën me risi më pak të dëmshme.

IQOS 3 DUO është prezantuar për herë të parë në Japoni në muajin Shtator dhe do të vijojë të hyjë deri në fund të vitit 2019 në shumicën e tregjeve ku IQOS është aktualisht i disponueshëm.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF