KreuCelebrity

Philip Morris prezanton nismën Unsmoke edhe në Tiranë!!

Ishte dicka e vecantë:  Philip Morris Albania prezantoi sot për herë të parë në Shqipëri nismën UNSMOKE – Çtymos. Përmes kësaj iniciative, të prezantuar në mjediset e COD-Qendra për Hapje dhe Dialog-, kompania lider e duhanit në botë, synon të shpërndajë mesazhin e thjeshtë, që është gjithashtu një pasqyrim i disa prej pozicioneve kryesore të korporatës: nëse nuk pini duhan, mos filloni; nëse pini, hiqni dorë dhe nëse nuk e lini, ndryshoni.

#Unsmokeyourworld është një nismë e PMI për të shpejtuar një ndryshim historik në shëndetin publik drejt një të ardhme ku cigaret nuk do të përdoren më.

Lëvizja #unsmoke, synon të krijojë një bashkësi njerëzish që mund ta përshpejtojnë këtë ndryshim.

Përforcon mesazhin se heqja dorë nga cigaret dhe nikotina në tërësi, është zgjidhja më e mirë që çdo duhanpirës mund të bëjë dhe për ata duhanpirës të rritur që përndryshe, do të vazhdojnë të pinë cigare, nevojitet një plan i arsyeshëm. Bën thirrje që këtyre burrave dhe grave t’u jepet qasje dhe informacioni rreth alternativave të argumentuara shkencërisht që inovacioni dhe teknologjia kanë mundësuar. Mjaft interesante na u duk!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF