
Gazetarja Mira Kazhani ishte e ftuar e Bieta Sulos sot, së bashku me të motrën. Por ndonëse pyetjet u rrotulluan rreth marrëdhënies së tyre, nuk mbeti pa u përmendur dhe cështja e martesës. Mira është ende beqare, dhe për këtë, një pjesë të fatjit ia hodhi profesionit. “Unë them që duhet të bëjë disa kombinime universi…mbase edhe vetë e kam pak fajin, një lloj pasioni e kam patur për gazetarinë. Sa më shumë distancohesh, zvogëlohen mundësitë që të njohësh njerëz të rinj. Ti e di Bieta që të gjithë ne që jetojmë në botën e medias, vetvetiu krijojmë një lloj mikrobote, rrimë shumë në rrethin tonë dhe nuk është se ke shumë mundësi kontaktesh. Megjithatë është pak përgjithësisht problem gazetarësh ky…”, ka qenë komenti I gazetares. Mirën duket gjithashtu se nuk e shqetëson shumë në fakt, osë të paktën këtë u përpoq të tregonte në emision.



















