KreuCelebrity

Meghan Markle përlotet në program: S’po e përtyp dot, miqtë më paralajmëruan, më thanë mos u marto me Harry-n!

 

Qysh prej nisjes së romancës së Princ Harry me ish-aktoren Meghan Markle, tabolidët britanikë e kanë në shenjestër vazhdimisht këtë të fundit, e duket se nuk kanë ndërmend të heqin dorë. Skandale ne familje, akuza, ndjekje hap pas hapi; Meghan Markle duket se është kthyer në ‘ushqimin’ e preferuar të mediave britanike, aq sa edhe vetë Harry në një letër të hapur pak ditë më parë e krahasoi Meghan me të ëmën e ndjerë Dianën, e cila ka qenë në presion të vazhdueshëm mediatik.

Së fundmi Dukesha e Sussex ka dhënë një intervistë për dokumentarin e ITV, “Harry & Meghan: An African Journey, ku rrëfeu edhe përjetimet ndaj sulmeve ,mediatike që prej ditës që nisi të dalë me një pjesëtar të familjes mbretërore britanike.

“Kur u njoha me bashkëshortin tim, miqtë e mi ishin shumë të lumtur, sepse isha unë e lumtur. Por miqtë britanikë më thanë: “Jemi të bindur që është njeri shumë i mirë. Por mos u marto me të sepse tabloidet britanike do të të shkatërrojnë jetën. “Për çfarë e keni fjalën. S’ka kuptim. Unë s’jam lajm tabloidesh.” Nuk e kuptoja. Ka qenë goxha e komplikuar.”; tregoi 35 vjeçarja intervistës.

Meghan tha gjithashtu se e di mirë faktin se me famën vijnë edhe këto ‘probleme’ por kur publikimet bazohen në gjëra aspak të vërteta, atëherë askujt në botë nuk do t’i duket e drejtë të pranojë buzagaz këto pavërtetësi.

Gjithashtu Dukesha e Sussex rrëfeu se periudha më e vështirë ka qenë kur ka sjellë në jetë Archien, e ju desh të përballej sërish me trysninë dhe sulmet në media. Me sytë me lot ajo tha:

“E përjetova shumë pas kuintave, e dija që s’do të ishte e lehtë, por prisja të ishte e drejtë. Dhe këtë pjesë, s’po e përtyp dot.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF