Gruaja e Ron Ely, ylli i serialit TV Tarzan të viteve 1960, u qëllua për vdekje nga I biri në shtëpinë e ciftit në Kaliforni. Oficerët e policisë, të thirrur në shtëpinë e Santa Barbara e gjetën Valerie Lundeen Ely, 62 vjeç, të vdekur me “plagë të shumta me thikë”.
Autoritetet thanë që policia e diktoi 30-vjeçarin Cameron Ely jashtë shtëpisë, e konsideroi atë një kërcënim dhe e qëlloi duke e vrarë ne vend.
Për Ely-n 81 vjecar nuk ka raporte që të jetë lënduar. Ron Elly është më i njohur për rolin e tij në seralin televiziv që u transmetua në NBC nga viti 1966 deri në 1968. E shoqja kishte qenë Miss Florida. Ata kanë edhe dy vajza, Kirsten dhe Kaitland.



















