Ka qenë një histori e pazakontë ajo që u tregua sot në studion e “Ftesë në 5“ me Bieta Sulon. Fituesi i “Big Brother 6“, Anaid Kaloti ishte I ftuar aty për të rrëfyer projektet e tij, e përse jo, edhe grimca nga jeta private.
Por me atë që tha, Anaidi I habiti të gjithë: është baba i një vajze që sot është 3 vjeçe e gjysmë, por vetë nuk kishte marrë vesh gjë deri kur ajo kishte mbushur 1 vjec!
Anaidi u shpreh se fëmija ka ardhur në jetë nga marrëdhënia e dy njerëzve që nuk duheshin me njëri-tjetrin dhe se ai nuk kishte qenë në krah te saj. Por sot ama, “lë kokën“ për vogëlushen, e kjo duket qartë dhe nga fotot që poston në rrjetet sociale.



















