KreuCelebrity

Arbana Osmani mungoi në festën e ditëlindjes së Tanit; ne mësuam arsyen!

Mbrëmjen e kaluar në ambientet e studios “Nova” pranë Top Channel u organizua eventi i përvitshëm në nder të ditëlindjes së themeluesit të Top Media Dritan Hoxha.


Emra të njohur të ekranit të Top Channel e Digitalb u mblodhën këtë 16 tetor ashtu siç tashmë është bërë traditë prej vitesh për të festuar ditëlindjen e të ndjerit Tani i cili po të qe gjallë do të festonte ditëlindjen e tij të 51-të.

Shumë prej emrave të njohur të Top Media postuan foto e video në rrjete sociale, ndërsa ne vumë re se në festë mungoi moderatorja ikonike e këtij ekrani, Arbana Osmani.

Në fakt Osmani e kishte një arsye për këtë mungesë e kjo arsye mban emrin Paris.

Duket se Arbana së bashku me partnerin Eduartin kanë bërë një arratisje në qytetin e të dashuruarve , ndërsa secili prej tyre kanë ndarë foto me ndjekësit në isntagram.

Epo mendojmë se mungesa e Arbanës në festën e Top-it është krejtësisht e justifikuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF