Politikania Grida Duma përuroi këtë të mërkurë librin e saj më të ri të cilin e titulluar “Koha për politikë”. Politikanë, publicistë, e emra të njohur të ekranit e showbiz-it shqiptar ishin të pranishëm në prezantimin e projektit më të fundit të ish-deputetes së Partisë Demokratike.
Në fjalën e mbajtur përpara të pranishmëve, Duma renditi disa nga hapat që duhet të merren për të përmirësuar klimën politike në Shqipëri
Dhjetra të ftuar trokitën gotat me Dumën, duke e uruar për librin ndërsa bordo.al ishte aty për t’ju sjellë nga afër pak nga atmosfera e djeshme, si dhe për t’ju njohur me të pranishmit VIP që u treguan tejet të sjellshëm për të pozuar para aparatit të fotografit të Bordo.



















