E mbajtën të fshehtë ardhjen e saj në jetë, e po ashtu, edhe gjininë e foshnjes. Por tani aktori hollivudian Ryan Reynolds e konfirmoi se e shoqja, Blake Lively e ka lindur fëmijën e tyre të tretë, dhe është ..një vajzë! Ryan postoi një foto ku shihen të tre bashkë, por jo fytyra evogëlushes ( mjaft I kujdesshëm vërtet).
Dy aktorët bëhen në këtë mënyrë prindër të tre vajzave. Ndoshta këtë herë e donin djalë, por është e sigurtë se edhe vogëlushes së tyre të tretë, nuk do t`I mungojë dashuria e pakufijshme e prindërve! Emri I saj nuk është mësuar ende, ndërsa të motrat quhen James, 4 vjece dhe Inez, 2.



















