Lufta me peshën, për disa prej nesh mund të zgjasë gjithë jetën, duke u kthyer gati në një makth. Por ka dhe vajza të cilat kanë problemin e kundërt, e Kiara Tito është një prej tyre.
Moderatorja sot peshon 58 kilogram, megjithatë vetëm tre vite më parë, ajo mendon se ka qenë shumë larg peshës së vet ideale.
Përmes një fotoje të postuar në Instastory, Kiara zbuloi se në vitin 2017 peshonte 49 kilogram, peshë e ulët kjo sipas saj, krahasuar me gjatësinë që ka. “2017, 49 kilogram. Isha shumë e dobët, nuk mund ta besoj. Luftë e madhe ka qenë për të fituar kilogramë”, ka shkruar ajo mbi foto.



















