Ishte shfaqja e saj e parë në publik që prej divorcit ajo tek sfilata e Alketa vejsiut, dhe Nora Istrefi nuk kishte sesi I shpëtonte pyetjeve mbi fundin e martesës së saj me Robert Berishën. Këngëtarja nuk u duk aspak e shqetësuar, përkundrazi. Edhe përgjigjet, ndonëse mjaft evazive, ajo I dha mjaft e qeshur.
“A ke për të shtuar diçka pas lajmit që mori dhenë që tashmë je e divorcuar?, ishte pyetja e gazetarit. “Ama hiç asgjë”, iu kthye Nora duke buzëqeshur e duke falenderuar në të njëjtën kohë fansate vet. Paskësaj erdhi dhe pyetja tjetër: “Ka thashetheme që je në një lidhje të re“?? Nora këtu zgjodhi të mos përgjigjej duke e shtuar kureshtjen me faktin që as pohoi, e as mohoi gjë!



















