Fotot e hedhura në Instagram flasin vetë: është përgjegjësi e madhe të jesh nëna e një supermodeleje, madje e njërës prej më të bukurave dhe të superpaguarave të planetit. Gisele Bundchen nuk ka nevojë për prezantime, por sic tregojnë fotot, as nëna e saj. Sepse ngjashmëria është e jashtëzakonshme!
Vânia Nonnenmacher, braziljane me origjinë gjermane ka punuar gjithë jetën në bankë. Bashkë me të shoqin, Vladir, pedagog, kanë sjellë në jetë edhe pesë vajza të tjera përvec Gisele-s, që ka dhe një motër binjake, Patricia.
Gisele megjithatë duket se është ajo që ka fituar “ pokerin genetik“, sepse ka marrë vërtet më të mirat e prindërve!



















