Edhe pse është padyshim një prej vajzave më të bukura shqiptare, Agnesa Vuthaj ka dhe ajo ndonjë pasiguri tek vetja.
Modelja shqiptare thotë se nuk ka bërë ndërhyrje estetike, sepse kërkon të jetë vetvetja. Megjithatë, I paska ndodhur që një mjek I kësaj fushe ta ketë këshilluar për një ndërhyrje në hundë.
“Njëherë kam qenë e ftuar në një emision në Kosovë, që fliste për ndërhyrjet estetike dhe ishte një doktor që operonte hundën i ftuar. Dhe ai më tha se kisha nevojë të operoja hundën”, tha ajo tek “Ftesë në 5“. Agnesës I paska mbetur mendja që mjeku I tha këtë në mes të emisionit, e më vonë I është dukur dhe vetë se nuk e ka hundën shumë të drejtë.
Megjithatë, në fund I dha tone shakaje situatës. “Ndoshta po ta operoja hundën, do e gjeja burrin”, tha brunia bukuroshe mes të qeshurash.



















