KreuCelebrity

Tre javë më parë solli në jetë fëmijën e katërt; Ariana Fejzullahu gati për të pestin, madje ka gjetur dhe emrin!

Çifti i njohur i Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja Ariana u bënë prindër për herë të katërt më 26 shtator 2019, teksa familjes ju shtua vogëlushja Ana.


Ndonëse Ermali i ka fituar famën e tij nëpërmjet këngës, jo më pak Ariana është një personazh i njohur e kjo jo vetem fale bashkëshortit të famshëm, por edhe falë pasionit që ajo ka për modën, duke u kthyer në një influencuese tejet e pëlqyer për publikun e instagram.


Ndonëse ende nuk i ka mbushur 40 ditët e lindjes, mami Ariana nuk e ka lënë aspak pas dore jetën aktive në instagram e jo vetëm.
Këtë të shtunë mami i tre vajzave e një djali ishte e ftuar në programin “Prive”, ku rrëfeu mëmësinë me shumë fëmijë.


E grimuar pastër, krehur me kujdes dhe e veshur me shumë shije, Ariana tha se nuk ka pse një mami të mos duket edhe bukur vizualisht, pavarësisht vështirësive gjatë rritjes së fëmijëve.

E ndërsa ju, por edhe ne po ja ‘qajmë’ pak hallin se si Arjana po ja del për të rritur katër fëmijē, me qetësi, buzagaz e fare natyrshëm 32 vjeçarja tha për Prive se fëmija i pestë do të vijë patjetër.
Po, ende nuk ka dalë nga lehonia, me katër fëmijë dhe ‘voila’ Ariana është gati për një fëmijë të pestë.
“Me kismet shqiptarë jemi, pa ja bërë Artit edhe një vëlla. Kështu që edhe një djalë pse jo. Tek e fundit po i bëj fëmijët e mirë. Një Mali të vogël pse jo”; rrëfeu Ariana duke zbuluar kështu emrin e bebit nëse do jetë djalë; ai do të quhet Mali.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF