KreuCelebrity

Dhurata një milionë dollarëshe e Kanye West për ditëlindjen e Kim-it, nuk përfundoi në duart e yllit të reality show-t!!

Dhurata që Kanye West kishte menduar të shoqen, Kim Kardashian në 39 vjetorin e saj të lindjes, nuk përfundoi në duart e yllit të reality show-ut. Dhe nuk kishte sesi: sepse Kanye dhuroi një milionë dollarë për bamirësi në emër të saj!

“ Mora dhurata të mahnitshme nga e gjithë familja ime dhe Kanye më solli disa canta të mrekullueshme. Por ai I dhuroi gjithashtu 1 milionë dollarë organizatave të mia të preferuara të bamirësisë për punën e vështirë që po bëjnë me reformën ne burgje; kjo ma lumturoi zemrën“, ka shkruar ajo në Twitter.

Kim ka shpenzuar shumë kohë duke mbrojtur reformën në drejtësi dhe ka parë sukses në ndihmën e të burgosurve të ndryshëm të liruar, përfshirë Momolu Steëart dhe Alice Marie Johnson.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF