Pak ditë më parë ai festoi ditëlindjen e tij të parë, për të cilën mami dhe babi u kujdesën për të bërë një festë të bukur.
Duke qenë se ditët e tetorit kanë qenë me shumë diell e moti ka qenë tejet i ngrohtë, Kajan ka dalë këtë mëngjes me mamin, për të shijuar rrezet.
Mami Ajola sapo ndau në instagramin e saj disa foto teksa ndodhet në një bar me të vogëlushin Kajan, i cili duket i relaksuar e tejet i ëmbël në prehërin e mamit.
“E hëna më gjeti kështu”: ka shkruar Ajola përbri fotove, të cilat kuptueshëm rrëmbyen pëlqime e komente.



















