KreuCelebrity

Ndërsa Justin u martua, Selena Gomez ‘vuan’ në këtë super kështjellë!

Ish- i dashuri i saj  u martua për herë te dytë me të njëjtën partnere, pak javë më parë nëpërmjet një ceremonie me 150 të ftuar.

Ndërsa për Justin Bieber duket se jeta po merr kahjen e duhur, Selena Gomez krahas suksesit në karrierë, nuk ka ende asgjë të re në jetën e saj private.

Ka nga ata fansa që ende mendojnë dhe shprezojnë që Justin e Selena mund të bashkohen sërish. Nuk e dimë se si a e ka përjetuar ylli i pop-it martesën e ish-it të saj, por edhe nëse ka vuajtur na lejoni t’ju tregojmë se në ç’kushte jeton Selena në shtëpinë (kështjellën) e saj.

 

E ndodhur në Montserrat, Texas, shtëpia ka një sipërfaqe prej 3188 metra katrorë dhe përbëhet nga 4 dhoma gjumi, katër banjo, kuzhina me një hapësirë të madhe, një palestër dhe një oborr ku në një cep të tij është dhe zona për Barbecue.

Vila ka një sërë facilitetesh si një sallë teatri, fushë golfi e tenisi, si dhe disa ambiente me vatra të shumta zjarri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF