
Vuajti shumë për ta sjellë në jetë vajzën e saj, por aktorja Shay Mitchell është mëse e lumtur, pavarësisht të gjithave. 32 vjecares iu deshën 33 orë në sallën e lindjes që fëmija I saj të shihte dritën e diellit.
Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, ky moment ka qenë I vështirë për të, dhe aktorja e “Pretty Little Liars” e tregoi një gjë të tillë edhe përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale. Pagjumësia, lodhja e dhimbja kanë ndikuar shumë, por Shay në fund ishte njeriu më I lumtur.
“Kjo është padyshim eksperienca më e fortë që kam kaluar në jetën time. Unë dhe ai tani jemi prindër dhe s’po e besoj akoma! Menduam se shtatzënia ishte një udhëtim i gjatë, por tani po kuptojmë që sapo kemi nisur. Isha 99% e lumtur që u takova me të dhe 1% e emocionuar që po ha diçka!”- ka thënë ajo në video. Më pas, erdhi dhe dedikimi I vecantë për vogëlushen e saj: “ “Nuk do të të lëshoj kurrë.”!!!



















