Në vazhdën e sukseseve që kantautori po korr në karrierën e tij, së fundmi duket se Alban Skënderaj i ka shtuar një çmim tejet prestigjoz fontit të sukseseve të tij.
Këngëtari i famshëm njoftoi përmes Instagramit, se është emëruar si i pari ambasador i gjuhës italiane në Shqipëri, titull të cilin nuk e ka patur askush më parë në vendin tonë.
“Faleminderit ambasadorit Alberto Cullito dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri e cila më nderoi si të parin Ambasador të gjuhës italiane në Shqipëri. Një shembull miqësie, integrimi dhe respekti reciprok i dy popujve tanë”, ka shkruar Albani në Instagram.
Kujtojmë se, muajin e kaluar Albani ka mbajtur koncertin e tij recital në Amfiteatrin e Tiranës. Kurse, më 19 qershor në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë ka mbajtur koncertin “Hapësirë e një ëndrre”.



















