KreuCelebrity

Së shpejti nënë për herë të dytë, Elisa Spiropali tregon gjininë e bebit!

Nuk e mbajti dot të fshehtë për shumë kohë Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shtatzaninë e saj të dytë. Rrëfimin e ajo e bëri gjatë një interviste në “Abc Neës”, ku i erdhi e papritur pyetja e gazetares.

“Kjo ishte e papritur në këtë studio, por këto janë punë të Zotit që nuk mund të parashikohen. Është një lajm i mirë për ne patjetër, është shkak për lumturi.”- u shpreh ajo. Ministrja është nënë e një vajze 4 vjece të quajtur Nalta. E ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, ajo zbuloi gjininë e fëmijës që do të sjellë në jetë.

Spiropali tha se është djalë, e ndërsa shumë mund të mendojnë “ sa mirë“, I shoqi paska dashur një vajzë tjetër!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF