KreuCelebrity

Maluma sapo theu miliona zemra!

 

Këngëtari kolumbian është kthyer në idhullin e miliona fansave, kryesisht gjinia femërore, jo vetëm për zërin e këngët e suksesshme që ai ka realizuar, por edhe për hiret në portret e fizik.

Maluma ‘baby’ duket se ka nisur një histori të re dashurie, dhe ‘fatlumja’ nuk është aspak një emër i panjohur, por po aq e famshme sa edhe ai.

Burime për “Page Six” kanë treguar se këngëtari dhe Winnie Harlow  janë parë së bashku në një restorant në Long Island, të shoqëruar edhe nga miqtë e tyre.

Sipas dëshmitarëve dyshja ishin shumë më të afërt me njëri tjetrin se sa me pjesën tjetër të miqve që ndodheshin në tavolinë, duke krijuar idenë e një çifti, teksa kanë kërcyer shumë ngjitur gjatë gjithë mbrëmjes.

Gjithashtu, Winnie e shoqëroi Maluma-n në koncertin e tij të fundit në MSG, ku ai xhiroi edhe një skenë me Jennifer Lopez për filmin e tyre të ri.

Pra vajza Maluma mesa duket nuk është më treg, nëse po mendonit për ndonjë shans!…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF