Me një karrierë që shënon mbi 40 filma, përfshirë të paharrueshmin “ Basic Instict“, dhe 61 vite që I mban shumë mirë me shpatulla , Sharon Stone pozon per “Allure“ dhe thotë : “ Trupi im më pëlqen më shumë tani“!
“ Kur isha më e re, të gjithë më thoshin se cfarë nuk shkonte me trupin tim. Ndërsa isha duke xhiruar “ Basic Instinct“, ata kishin punësuar një artist make-up, më mbushte me një grim të cilin unë sapo mundesha, e hiqja menjëherë …”, thotë ylli i filmit që e ktheu atë në një ikonë.
“ Basic Instinct“ , shton ajo, “u konsiderua si shumë I guximshëm kur doli, ishte plot kokainë, lakuriqësi dhe seks. Mendoj se ai u realizua në një moment të përsosur historik, sepse kapi të gjitha frikërat dhe dyshimet tona të kohës. .. ishte koha kur fuqia e grave po ndryshonte. Unë them se po të ishte realizuar sot, nuk do të kishte shkaktuar të njëjtin sensacion“.
Cila është periudha më e bukur e jetës së saj?
“ Kur isha 40 vjec. Në atë moshë, një grua nuk punon në Hollivud. Kisha fëmijë dhe kur ke fëmijë, nuk do njeri të dalë me ty. Por ishte një periudhë e bukur për mua, moment pajtimi dhe ndryshimi“…Në 2001-shin pësoi hemoragjinë e tmerrshme cerebrale, pas të cilës iu deshën 6 vjet për të mësuar si të ecë e të flasë sërish. Por edhe atë moment e vlerëson: “ Më lejoi që të shoh se cfarë ishte vërtet e rëndësishme në jetën time“!



















