Hygerta Sako ka qenë përherë mjaft e rezervuar për jetën private. Moderatorja është e divorcuar prej kohësh, dhe ka një vajzë nga lidhja e mëparshme, Anën.
Vetëm disa javë më parë, ajo tha tek “ Rudina“ se nuk e kishte ndryshuar statusin.
“Jam beqare.Më mirë vetëm se sa e keqshoqëruar. Derisa të vijë personi special në mirë ‘single’ sepse flemë rehat dhe nuk kemi probleme”, pat thënë ajo. Dhe tani, papritur nxorri një postim në ‘Facebook’, përmes të cilit ka deklaruar se është në një marrëdhënie.
Nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër, megjithatë disa prje miqve duket e dinin për cfarë po flet. Mbrojtësi i “Bylisit”, Ditmar Bicaj I ka shkruar: “Urime shoqe Hygerta! Mos harro llokumet“, e mbase kjo tregon se statusi ka për të ndryshuar!



















