Gjatë vite më parë Emina Çunmulaj humbi nënën, e cila u nda nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Ndërsa jeta e Çunmulaj ka ndryshuar katërcipërisht këto gjashtë vite, teksa është martuar, e është bërë e dy vajzave; mungesa e madhe në jetën e Eminës që prej ditës që e ëma u largua nga jeta, i ka lënë asaj boshllëkun që nuk do të mbushet kurrë.
Nëpërmjet një statusi të gjatë në rrjetin social Instagram, ish-modelja ka hedhur në të ndjenjat e përjetimet e hidhura teksa nëna i mungon shumë, e ajo më shumë se çdo gjë në këtë botë do të donte që gjyshja t’i shihte mbesat e saj teksa rriten, e po ashtu të shihte të bijën se sa nënë e mirë është bërë…
“Thjesht mësova ta vazhdoj jetën pa ty, nuk e di si. Ndonjëherë mendoj sikur je në një vend tjetër të botës dhe do të të shoh së shpejti. Herë të tjera dëgjoj zërin tënd në regjistrime dhe mendoj se je sërish diku dhe do të të takoj sërish. Por ndonjëherë thjesht qaj sepse e di që s’do të mundem të të përqafoj më dhe ti s’do t’i takosh kurrë vajzat e mia, tek të cilat të shoh shpesh ty. Ndonjëherë ndjej se ti je kudo përreth meje dhe oh, sa do të doja të më shikoje! E di që do të ishe krenare se sa nënë e mirë jam për vajzat e mia. E kam mësuar gjithçka nga ty. Më mungon kaq shumë mami! S’më besohet që kanë kaluar 6 vite, duket sikur ndodhi dje!”; ka shkruar Emina në postimin e saj….



















