Mediat britanike po “ziejnë“ : mbretëresha Elisabetë sipas tyre, ka hequr një foto të princit Harry dhe gruas së tij, Megan Markle.
Shtypi vendas thotë se një foto, të cilën monarkja e kishte vendosur plot krenari në sallën e pritjes së pallatit mbretëror në muajin korrik, tani nuk është më aty.
Dhe cudia është se në tryezë mungon vetëm fotoja e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, të tjerat janë të paprekura. Arsyeja nuk dihet me saktësi, por duket se fotoja është zhdukur pasi Harry rrëfeu në një dokumentar se kishte vërtet mosmarrëveshje me të vëllain dhe se do të ecnin në rrugë të ndara.