Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinajt dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit!”, kështu shkruan media serbe Informer e indinjuar me këngëtaren nga Kosova me famë botërore. Express thotë se serbët e quajnë skandaloz faktin që në tabelat reklamuese të Beogradit shfaqet këngëtarja shqiptare me famë botërore duke promovuar një markë perëndimore stolish të çmuara.
Gazeta serbe Informer e quan Rita Orën mbështetëse të UÇK-së që ka bërë thirrje për Shqipërinë e madhe. Ajo madje ka realizuar një sërë intervistash më të rinj në kryeqytetin serb ku i pyet ata sesi ndihen që Rita shfaqet në qendër të Beogradit.
Njëri prej tyre ka qenë mjaft I ashpër e ka kërkuar që të hartohet një ligji I cili të ndalojë publikimin e reklamave me përmbajtje anti-serbe. Ja cfarë mund të bëjë pra, një poster I thjeshtë ( ku Rita në fakt shkëlqen, si për të sfiduar edhe më shumë)!