KreuCelebrity

Nuk u pranua në festivalin e këngës në RTSH, cfarë thotë Erik Lloshi!

Përgatitjet për Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH kanë nisur, e bashkë me to, vjen dhe një vëmendje e shtuar mediatike. Përpara disa ditësh u mësua lista e pjesëmarrësve. Por Newsbomb thotë se , këngëtari Erik Lloshi nuk është pranuar të bëhet pjesë e garës muzikore më të madhe të vitit.

Kënga e tij është refuzuar të hyjë në listën e këngëve të tjera pjesëmarrëse. I kontaktuar nga newsbomb.al, këngëtari ka konfirmuar lajmin.

Ai thotë se nuk i janë dhënë shpjegime pse është marrë një vendim i tillë nga ana e organizatorëve të festivalit. “Nuk më dhanë asnjë sqarim”, u shpreh këngëtari.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF