E ftuar në programin “Ftesë në 5” këtë të premte, ish-banorja e Big Brother Jona Kalemaj foli për jetën e saj pesë vite pas përfundimit të reality-showt që e bëri atë të njohur.
Tashmë e martuar dhe nënë e dy vajzave, bukuroshja nga Elbasani gjatë intervistës rrëfu një detaj tejet interesant, lidhur me një nga fanset e saj më të zjarrta gjatë kohës që ishte në Big Brother.
Jona tregoi se prej pesë vitesh familjes së saj ju ka shtuar Aurora, miqësi që nisi thjesht mes një fansje dhe një personazhi të njohur, por që u kthye në një marrëdhënie tejet të fortë, aq sa tashmë Aurora për Jonën është motër në kuptimin e plotë të fjalës.
“Jam shumë me fat që e kam njohur në jetë. Aurora më shkruante çdo ditë, vinte gjithmonë në Elbasan të më takonte, e po ashtu edhe në Vlorë kur u martova, e madje edhe tani që jam në Tiranë. Motrat e mia nuk janë këtu dhe kam gjetur një motër të vogël të tretë tek Aurora”; tregoi Jona për marrëdhënien speciale që ka krijuar me ish-fansen e saj.