Ermira Babaliu është një prej këngëtareve mjaft të dashura për publikun shqiptar, tek I cili la gjurmë si për zërin e saj të fuqishëm e të plotë, ashtu edhe për performancën në skenë. E cilësuar nga disa edhe si “mbretëresha e serenatave“, këngëtarja pogradecare bëri bujë që me daljen e saj të parë në Festivalin e 25-të në RTSH. Ermira jeton prej 23 vitesh tashmë në Detroit, të Shtetete të Bashkuara të Amerikës. Ajo ishte e ftuar tek “Rudina“, ku rrëfeu dhe vështirësitë e kaluara. “ Kur mbërritëm ishim vetëm ne të tre, unë burri dhe vajza.Ata që na kishin premtuar se do të na prisnin, nuk dolën. Na dhanë emrin e një hoteli dhe qëndruam atje. U menduam se cdo të bënim. Me vete kishim vetëm 500 dollarë. Shumë pak, I prishëm të gjitha.Tre vitet e para ishin të vështira, kthehemi sot, kthehemi nesër. Bëra një kurs parukerie, si për të mësuar dhe gjuhën. Fillova punë në një sallon, por një ditë thashë:` Pse, berber do të bëhem unë? U largova, njehsova diplomën e filozofisë që kisha marrë në Shqipëri dhe u bëra mësuese gjuhe për fillestarët. Dhashë mësim për pesë vjet, derisa vendosa t`I kthehem muzikës“, ka treguar ajo.
