Klaudia Pepa mbushi 27 vjec, dhe këtë moment të vecantë për të, deshi ta ndante më të gjithë. “Vajza e ditëlindjes! Ditëlindja është vetëm një ditë më shumë nga të gjitha ditët që do të vijnë, por bëhet një kujtim i veçantë nëse kalohet me ata që i doni. Ajo që e bën të veçantë një ditëlindje nuk është vetë data, por dashuria që është mbjellë ndër vite, e mbledhur përmes vëmendjeve dhe buzëqeshjeve të atyre që kemi pranë. Faleminderit miqve të mi, edhe ju faleminderit për përkrahjen, për këshillat, faleminderit që jeni aty. Një përqafim, Kla!”, ka shkruar ajo në Instagram.
Urimet, kuptohet kanë vërshuar. Por I pari mes tyre ishte ai ish bashkëshortit të balerinës, koreografit Albi Nako. “Gëzuar ditëlindjen“, I tha ai, duke e shoqëruar mesazhin me disa emoji festive. Klaudia ende nuk I ka kthyer përgjigje.