KreuCelebrity

Pritja mori fund; Gaz Paja dhe Ira Seferi bëhen prindër për herë të parë!

Me siguri 2019-ta do të jetë viti më i bukur i jetës për çiftin Gaz Paja, Ira Seferi, ndërsa 28 tetori më kuptimplota datë në kalendarin e jetës së tyre.

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe këtë mëngjes familja Paja është shtuar me pjesëtarin më të ri, teksa Gazi dhe Ira janë bërë prindër për herë të parë.

Sipas dritare.net Ira ka sjellë këtë mëngjes në jetë djalin e parë të çiftit, ndonëse nga ana e prindërve të rinj nuk ka patur ende asnjë prononcim.

Urime Gazit dhe Irës në rrugëtimin më kuptimplotë, teksa kanë marrë sot epitetin mami dhe babi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF