Sot u bënë prindër për herë të parë, dhe e shoqja e Gaz Pajës, Ira, ka zbuluar përmes rrjeteve sociale emrin e vecantë që kanë zgjedhur për djalin e tyre. “Na e mbushe zemrën plot Dard. I bekuar qofsh”, ka shkruar e shoqja e aktorit të njohur të humorit në profilin e saj në Instagram.
Na e mbushe zemren plot Dard! I bekuar qofsh ??????
Nuk është një emër I hasur rëndom, por na tingëllon shumë me emrin shqiptar, Dardan. Në fillim të këtij muaji, Ira Seferi kishte festuar dhe 25 vjetorin e saj të lindjes. Cifti lidhi kurorë në 1 qershor të këtij viti, e lajmi I shtatzanisë së saj doli shumë shpejt pas martesës, ndonëse ata vetë u përpoqën të mos e bënin publike.