KreuCelebrity

Policia sekuestron makinën superluksoze të Morena Tarakut, rezultoi  e vjedhur!

Policia sekuestron makinën superluksoze të Morena Tarakut,

Prej disa ditësh eshte transmetuar lajmi se këngëtarja Morena Taraku ka shmangur taksën doganore prej 14 mijë euro, duke manipuluar të dhënat për makinën luksoze. Sipas kodit doganor, kujton lapsi.al, makinat e reja nuk i nënshtrohen një takse dhe për këtë arsye, këngëtarja ka deklaruar se makina e saj e tipit “Bentely” me vlerë 235 mijë euro është e re. Por, dogana konstatoi paskesaj se në fakt makina ishte regjistruar në Gjermani që në datën 22 korrik dhe ka kaluar 2,194 km, e për këtë shkak duhet të paguajë taksën. Edhe pse fillimisht kishte vendosur të mos e ndiqte penalisht rastin, në një njoftim të bërë së fundmi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se rasti i këngëtares është ende i hapur. Sot, gazeta kosovare “Sinjali” ka treguar nga burime të sigurta se në policinë gjermane dhe në Interpol kjo makinë është raportuar si e vjedhur, ndaj dhe policia e ka sekuestruar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF