Në festën e Halloween-it, vëmendja përqëndrohet tek veshja dhe grimi. Ata që e festojnë, kushedi që kur nisin dhe e vrasin mendjen se cfarë kostumi do të zgjedhin në festën e vecantë, me të cilën argëtohen të rritur e fëmijë falë kombinimeve të tyre të frikshme. Por ka dhe njerez që nuk mjaftohen me kaq, por duan që atmosfera e këtij kremtimi të përfshijë edhe shtëpinë. Nora Istrefi është një prej tyre; përmes disa postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja tregoi se e kishte marrë shumë seriozisht këtë moment e ishte impenjuar mjaft me dekorin që kishte zgjedhur për shtëpinë e saj.



















