Sot ai është një ndër artistët që po korr sukses të madh në muzikë, duke u bërë tejet i njohur edhe në botë,e me siguri llogaria e tij bankare tashmë është e majme.
Ama pak vite më parë, kur Gashi nuk ishte i njohur, ai ishte thjesht një djalosh me shumë ëndrra por me aspak para.
Në këngën e fundit të quajtur “Mr Ferrari” publikuar vetëm pak ditë më parë, duket se reperi se ka pasqyruar një realitet të dhimshëm me të cilin ai është përballur kur ishte i varfër.
Duket se Gashu dikur, ka dashuruar fort një vajzë, e cila për fat të keq nën presionin e prindërve u martua me dikë tjetër, pasi me Gashin kishin diferenca të thella ekonimike.
Këtë histori reperi e ka hedhur në vargjet e këngës “Mr Ferrari”, për të cilën ka dhënë edhe një sqarim në rrjete sociale:
“Kjo këngë u bë kur rashë në dashuri me personin e gabuar…prindërit e saj nuk na lejuan bashkë pasi unë nuk kisha para mjaftueshëm në xhepa…shkova në dasmën e saj me një Ferrari që e mora me qira nga paratë e një kontrate dhe u ndjeva aq mirë, kur pashë ata të më shihnin teksa largohesha me atë makinë”; ka shkruar Gashi në postimin e tij



















