KreuCelebrity

Amaris bën 8 vjeç; urimi i mami Sonilës, një këshillë mëse e vlefshme!

 

E bija e vetme feston sot ditëlindjen e saj të 8-të, ndërsa mami Sonila krahas pëshpëritjeve sa shumë e do, e përkëdheljeve që i ka dhënë më siguri në shtëpi, ka preferuar të shkruajë edhe një urim publikisht për të përkëdhelurën e shtëpisë Amaris.

“Jetën mësoje duke u rritur, as më parë e as më vonë”, ka shkruar ndër rreshta urimi gazetarja Meço drejtuar së bijës, duke dhënë kështu një ndër këshillat më të vlefshme, aq më tepër në një kohë kur fëmijët sot nguten të rriten…

“8 vite që nga dita kur ma rrëmbeu zemrën e ma mban të lumtur në të sajën. Dhe aty do pulsojnë imja dhe e babit, se nuk bëjnë dot ndyshe.

Ndërsa me mendje unë e babi do lëkundemi çdo 4 nëntor mes dëshirës për të të patur gjithmonë bebushen tonë të vogëlth dhe kureshtisë për të parë gjithë gjërat e mira që do bësh teksa rritesh.
Jetën mësoje duke u rritur, as më parë e as më vonë!

Gëzofsh jetë!”; është urimi i plotë që mami ka bërë për Amaris

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF