KreuCelebrity

Fansi e quan të shëmtuar, William Levy i ktheu një përgjigje që e la pa koment!

William Levy është një prej aktorëve më të pashëm të telenovelave meksikane. Ai mbetet një prej figurave mashkullore më të pëlqyera të tyre, por me sa duket nuk e mendojnë të gjithë kështu.

Këtë e dëshmoi qartë komenti që një ndjekës I la në foton e fundit të postuar nga aktori në Instagram.

“Nuk më intereson çfarë thonë, ti je i shëmtuar”, i thotë ai. William, pa e prishur qetësinë, I ktheu një përgjigje që u pëlqye shumë. “Qenkemi të ngjashëm”, ia ka kthyer ai duke e lënë ndjekësin pa koment. William Levy prej vitesh është i martuar me Elizabeth Gutierrez dhe janë prindër të dy fëmijëve, Christopher dhe Kailey.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF