Artistët shqiptarë duket se arrijnë të fitojnë shuma marramendëse nëpërmjet koncerteve, duke ju siguruar atyre edhe jetën luksoze që shpesh reklamojnë në rrjete sociale.
Më së shumti në diasporë, ku edhe malli për të dëgjuar këngë shqip është më i madh, pagesa për disa prej këngëtarëve (kryesisht të brezit rë ri) është e majme.
Ndërkohë që askush nga artistët nuk preferon ta thotë hapur ‘pazarin’ që ai ka për një koncert, duket se një ish-menaxher i disa prej këngëtarëve të njohur, Drin Zatiqi ka dalë hapur duke shuar kureshtjen e publikut, për të mësuar me shifra konkere se sa paguhen Butrint Imeri, Capital T, Dafina Zeqiri, Getoar Selimi, Ledri Vula etj..
Butrint Ymeri 6000-7000 euro
Capital T 6000-8000 euro
Dafina Zeqiri 4000-6000 euro
Dhurata Dora 6000-7000
Getoar Selimi 6000-8000 euro
Gjiko 3000-4000 euro
Ledri Vula 8000- 10000 euro
Noizy 6000- 8000 euro
Sinan Hoxha 5000 euro
Tayna 8000- 12000 euro



















