Mia mbushi katër vjec këtë javë, dhe kremtimi ishte edhe më i vecantë se të tjeret përpara saj, të paktën në një aspekt: vogëlushja e Rudina Magjistarit, nga sa tregoi vetë moderatorja përmes postimeve në Instagram, pati festën e parë me shokët.
Rudina , që rrallëherë publikon foto të vajzës që kërkon ta mbajë larg kureshtjes së publikut, postoi pamje të ëmbëlsirave të përgatitua për festën e së bijës, ku ishte shkruar emri I saj. “Mia ime këtë javë bëri 4 vjeç dhe sot e përmbyllëm me festën e fundit, javën e festimeve. E lumtur”, thotë Rudina në krah të postimit, ndërsa urimet, nga ndjekësit, kanë vërshuar!.



















