Është një prej “problemeve“ të profesionit: skenat e zhveshjes dhe ato intime janë të zakonshme në Hollywood, por aspak të thjeshta për shumë aktore. Në fund megjithatë u duhet të mësohen, sepse janë pjesë e punës dhe përgjithësisht, nuk e shmangin dot. Por sic tregoi Julianne Moore, të xhirosh skena të tilla në sy të bashkëshortit, është tmerri më I madh!
Ajo kaloi momente tepër të vështira me xhirimin e filmit “ After the Wedding“, ku duhet të interpretonte skena të kësaj natyre, e ku regjizori ishte bashkëshorti I saj, Bart Freundlich. Një përvojë shumë e keqe, e që padyshim nuk I ka pëlqyer as asaj, e as të shoqit, por sic tha dhe vetë aktorja “ kjo është puna jonë dhe duhet ta bëjmë, s`kemi c`të bëjmë“!!!



















