Dashurinë e tyre e kurorëzuan në martesë në mes të shtatorit, përmes një ceremonie mjaft të vecantë në breg të detit. E muaji I mjaltit për Jonida Vokshtin dhe Besnik Krapin duket se ka për të zgjatur mjaft, sepse cifti duket po aq I dashuruar sa ditën e parë.
Besniku kishte ditëlindjen, dhe moderatorja I ka bërë një urim që ka tërhequr komplimente e të qeshura nga ndjekësit. “U rrite u bëre për t’u martuar. E paç jetën të lumtur aq shumë të mirë sa ke nusen. Të dua dhe kjo punë ka marrë fund”, ka shkruar Jonida, ndërsa tregoi gjithashtu edhe moshën e bashkëshortin; ai bën plot 33 vjec!
Përmes postimeve të shumta në mediat sociale që prej dasmës, Jonida e ka treguar se po e shijon maksimalisht këtë periudhë dhe nuk e fsheh lumturinë e saj!



















