Olivia Newton-John arriti ta mposhtë dy herë sëmundjen e rëndë të kancerit, e cila iu shfaq në 1992-shin dhe më pas, në vitin 2013. Aktorja e famshme, e kthyer dhe një një frymëzim për luftën e saj kundër sëmundjes së shekullit, ka vendosur të shesë disa sende nga karriera e vet e gjatë me qëllimin të mbledhë para të cilat t`I shkojnë një qendre për trajtimin e kancerit.
Një prej objekteve në shitje ishte xhaketa e zezë prej lëkurë që veshi në filmin “ legjendar“, “Grease“, e cila u shit për 405,700 dollarë, dy herë më shumë nga sa pritej.
“Nuk jam aspak e trishtuar dhe do të shkëputem nga ato gjëra. Këto janë vetëm gjëra, dhe unë përpiqem të mos bashkëngjitem me to. Do të ruaj kujtime dhe fotografi të dashura, ”tha Olivia, duke treguar se këto janë sakrifica të vogla krahasuar me të mirën e madhe që do të bëjnë!



















