KreuCelebrity

Xhemi Shehu pret flokët me baluke, s`e kishim parë ndonjëherë kështu!

E kemi parë dikur brune, e paskësaj ( edhe pse ashtu dukej për cdo rast mjaft e ëmbël), Xhemi Shehu vendosi t`I hynte një ndryshimi rrënjësor duke u bërë krejtësisht bjonde ( kësaj vajze I shkon praktikisht cdo ngjyrë flokësh). Këtij look-u I ka qëndruar besnike prej vitesh, dhe me të drejtë, sepse duket mjaft mirë.

Por Xhemi ka vendosur duket të ndjekë trendin e këtij viti, I cili është përqafuar nga shumë emra të njohur, e që po preferohet gjerësisht nga femrat në mbarë botën: baluket! Moderatorja e tregoi ndryshimin përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale ku shihet si përherë, në krah të mikes së saj të ngushtë, Arbana Osmani. Fansave u ka pëlqyer pamja e re e Xhemit, e cila duket mjaft e këndshme!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF