Për ju që nuk jeni shumë familjar me marrëdhënien apo çfarë i lidh Bella Hadid dhe Selena Gomez po ju bëjmë një rezyme të shkurtër;
Po, një mashkull qëndron në mes!
Modelja Hadid 2 vite më parë ishte lumturisht e dashuruar me këngëtarin The Weeknd, e për arsye që nuk u mësuan dyshja u nda dhe djaloshi u hodh në krahët e ish-mikeshës së Bella-s, Selena Gomez.
Ndonëse romanca e dy këngëtarëve zgjati vetëm disa muaj, krisja mes Bellas dhe Selenas asokohe u duk serioze.
Ah, harruam t’ju themi që Bella Hadid dhe The Weeknd prej disa muajsh e ndezën ‘sërish zjarrin’ dhe tashmë janë bashkë e të dashuruar!
Për t’u rikthyer sërish tek marrëdhënia mes Selenës dhe Bella-s, duket se vajzat kanë lënë pas mëritë dhe janë bërë sërish ‘mikesha’, të paktën nga Instagram.
Të dyja tashmë e ndjekin njëra tjetrën në Instagram e në ditët e sotme ky është një hap më shumë drejt paqes!



















