Me siguri ju ka ndodhur që të shkoni në koncertin, apo club-in ku do të përformojë artisti juaj i preferuar, e ndonëse në biletë keni një orar të shkruar, ai, ajo apo edhe ata për të cilët ti ke shkuar, e respektojnë pak apo aspak atë orar.
Duket se një vonëse e tillë nuk është toleruar aspak për një nga fansat e mbretëreshës së Pop-it Madonna, e cila është vonuar në një koncert për plot dy orë.
Fansi, Nate Hollander ka paditur artisten me famë botërore, pasi koncerti i saj u shty për dy orë. Koncerti do të mbahet në Miami më 17 dhjetor, dhe fansi ka disa muaj që e ka blerë por së fundmi Live Nation ka ndryshuar orarin nga 20:30 më 22:30, gjë që për Hollander nuk ka qenë aspak e drejtë.
Sipas faqes ku Live Nation ku blihen bileta online, arsyeja e shyrjes së orarit të koncertin ka të bëjë me faktin se Madonna është gjithmonë problematike me orarit dhe asnjëherë nuk i respketon ato, e në këtë mënyrë faqja mendoi të ndiqte ritmet e divës së pop-it duke shtyrë orarin e koncertit.
Pra Madonna sapo u padit nga një fans sepse nuk është korrekte, por të gjithë e dimë se të njëjtën gjë bëjnë shpesh edhe artistët tanë.
Mos duhet të nisim edhe ne padi të tilla?!



















