Vetëm përpara pak ditësh, këngëtarja Kaltrina Selimi u përball me një humbje tepër të madhe: atë të nënës. Dhimbja nuk fashitet lehët, pavarësisht se ka pasur plot njerëz pranë për ta ngushëlluar e ndihmuar ta kapërcejë këtë moment të vështirë. Ajo vendosi t`I falenderojë të gjithë përmes një postimi në rrjetet sociale, e aty, ka përcjellë dhe një mesazh prekës për të ëmën, që nuk është më.
“Përshëndetje familjarë, miq, kolegë dhe ju dashamirës. Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa na lehtësuat dhimbjen tonë me kujdesin që treguat ndaj nesh. Prandaj, unë dhe familjarët e mi të ngushtë, duam t’ju falenderojmë përzemërsisht për mbështetjen që na keni dhënë pikërisht në këto ditë kur ne patëm nevojë më shumë se kurrë për ju. Zoti ju shpërbleftë me të mirat e tij. Zoti ju bekoftë dhe ju dhëntë shëndet. E ty nëna ime, i lehtë qoftë dheu, uroj që shpirti yt të prehet në paqe. Unë kisha akoma nevojë për kujdesin tënd, prandaj uroj të jesh engjëlli im mbrojtës gjithë jetën. Të kujton me mall familja Selimi dhe Nasufi”, ka shkruar Kaltrina.



















